Shqipëri
PD kërkesë KQZ: Analizoni shkeljet me votimin në Greqi, kemi prova
Koalicioni opozitar Aleanca për Shqipërinë Madhështore i udhëhequr nga Partia Demokratike i ka drejtuar një kërkesë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për t’i vënë në dispozicion një analizë lidhur me parregullsitë me votimin në Greqi.
“Duke pasur parasysh problematikat e raportuara lidhur me shpërndarjen e zarfeve me fletë votimi dhe materialeve zgjedhore për zgjedhësit shqiptarë rezidentë në Greqi, PD-ASHM ka vënë në dispozicion, në mënyrë të përsëritur, indicie dhe prova mbi këto çështje. Theksojmë se materialet e dorëzuara përfaqësojnë vetëm një pjesë të rasteve të mbledhura deri më 6 Maj 2025, pa përjashtuar mundësinë e shtimit të rasteve në orët dhe ditët në vijim”, thuhet në shkresë.
Më poshtë, ka paraqitur një raport me përmbledhjen e të gjitha shkeljeve që pretendohen nga opozitarët.
Kujtojmë se ditën e djeshme, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi theksoi se për çdo shkelje merren masat e duhura, por deri tani nuk ka ndonjë provë të paraqitur nga subjektet politike. U bëri thirrje shqiptarëve jashtë vendit të denoncojnë çdo cenim të procesit të votimit.
The post PD kërkesë KQZ: Analizoni shkeljet me votimin në Greqi, kemi prova first appeared on JavaNews.al.