Connect with us
SYLA GROUP

Lajme

Naim Sinani me thirrje: Liderë jo seriozë, ikni nga skena politike!

Published

on

Gazetari dhe analisti politik Naim Sinani ka reaguar ashpër ndaj largimit të një subjekti politik shqiptar nga qeveria në Maqedoninë e Veriut, duke e konsideruar aktin si një veprim të vonuar, jo të ndikuar nga interesat kombëtare shqiptare, por nga kalkulime të ngushta politike dhe personale.

Në një status të publikuar në rrjetet sociale, Sinani ngre një sërë pyetjesh që sipas tij kërkojnë përgjigje të qarta përpara opinionit publik:

“A dolën apo i dëboi Mickoski? Pse shkuan? Çka bënë sa ishin në Qeveri dhe pse dolën? Këto janë pytjet që duhet tu japin përgjigje para opinionit, sepse e dimë se nuk dolën për gjuhën shqipe, e as për balancuesin, e aq më pak për euro-integrimet. Me një fjalë nuk dolën nga qeveria për interesat e shqiptarëve. Ju pata thënë më 12 tetor 2024 se: KY NUK ËSHTË NDRYSHIIMI QË E KËRKUAN SHQIPTARËT. U desht të kalojnë 8 muaj që ta kuptojnë, se ndryshim nuk paraqet ulja e tyre në kolltukun qeveritarë, por avancimi i pozitës së shqiptarëve, e që për fat të keq në këtë periudhë vetëm u degradua. Kjo sjellje e një lideri jo serioz, i rrethuar nga një group i vogël individësh, që vetëm duan të rrijnë afër liderit, e sollën politikën shqiptare në atë nivel, saqë të mos dihet se kush hanë e kush pin, e as kush kë e ushqen?! Por ajo që dihet është se kush paguan, e si zakonisht ai që paguan është populli, janë shqiptarët. Por që ironia të jetë më e madhe, pas tër këtij dëmi që e shkaktuan, deklaruan se kanë vendisur tu kthehen qytetarëve. Por a kanë çfarë tu thonë qytetarëve? Ndishta për tu kërkuar falje? Apo për të tentuar manipulimin e rradhës?! Prandaj politikanët e këtillë jo serioz, meritojnë të priten me protesta në çdo komunë e lagje, me moton IK NGA SKENA POLITIKE”, shkroi Sinani.

NA NDIQ NË FACEBOOK