Connect with us

Maqedoni

Dy të tretat e komunave nuk e përmbushin standardin e gjelbërimit

Publikuar

më

Nga 34 komuna urbane të analizuara, 22 prej tyre nuk e përmbushin standardin e rekomanduar për gjelbërim prej 25 metrash katrorë për kokë banori, tregojnë të dhënat e revizionit në temën “Planifikimi urban i infrastrukturës së gjelbër në qytete”. Ky revizion siç bëjnë të ditur ata është kryer me qëllim që t’i përgjigjet pyetjes nëse masat dhe politikat e qeverisë qendrore dhe lokale sigurojnë planifikim efektiv të infrastrukturës së gjelbër në qytete.

Ata thonë se urbanizimi masiv i hapësirave, procedurat e gjata për miratimin e planeve urbane, programet vjetore të pamiratuara për krijimin dhe mirëmbajtjen e gjelbërimit, financimi i planeve urbane nga individë privatë dhe mosvendosja e gjobave ndaj shkelësve kontribuojnë në mospërmbushjen e standardit të rekomanduar të gjelbërimit në qytete.

“Pamjet e filmuara me dron nga vende dhe qytete të shumta tregojnë se zonat qendrore urbane të qyteteve nuk përmbajnë mjaftueshëm hapësira të gjelbra publike që duhet të kontribojnë në uljen e ndotjes së ajrit dhe në një mjedis të pastër. Komuna e Çairit dhe e Kisella Vodës përbëjnë vetëm 3% të gjelbërimit urban të Qytetit të Shkupit, Komuna e Gjorçe Petrovit dhe Butelit nga 1%, Komuna e Shtipit përbën vetëm 0,39% të sipërfaqes. Komuna e Tetovës nuk ka fare park qyteti”, thonë nga Enti Shtetëror i Revizionit (ESHR).

Nga ESHR thonë se ndarja e aktivitetit të planifikimit hapësinor dhe urban dhe mungesa e koordinimit të institucioneve kompetente rezulton në mungesë të një korrnize ligjore që do të rregullojë planifikimin hapësinor dhe infrastrukturën e gjelbër, ndërsa zgjidhjet ligjore për përcaktimin e statusit ligjor të objekteve të ndërtuara pa leje e çrregullojnë sistemin e planifikimit urban.

“Nga 34 komuna me seli në qytete, vetëm 2 komuna, Qyteti i Shkupit dhe Komuna e Ohrit, kanë miratuar strategji për zhvillimin e gjelbërimit. 3 komuna kanë kadastër të gjelbër në formën e një portali gjeografik, përkatësisht Qyteti i Shkupit, Kavadarci dhe Ohri, dhe 18 komuna nuk e kanë përmbushur detyrimin për të miratuar programe vjetore për krijimin dhe mirëmbajtjen e gjelbërimit, gjë që tregon mungesën e vizionit, qëllimeve, aktiviteteve dhe treguesve afatgjatë për monitorimin e gjelbërimit urban në nivel lokal”, thonë nga ESHR.

Nga ESHR thonë se nga gjithsej 34 komuna me seli në qytet, 8 komuna apo 23% kanë plan urbanistik të përgjithshëm të vlefshëm, 24 komuna (71%) kanë plan urban me një periudhë planifikimi të skaduar dhe dy komuna (6%) nuk kanë miratuar fare një Plan të Përgjithshëm Urban. Planet e përgjithshme urbane të 14 komunave janë miratuar pas 3 deri në 5 vite të periudhës së planifikimit për të cilën ato i referohen, duke e bërë të pamundur që qytetet të zhvillojnë plane të detajuara për kohëzgjatjen e periudhës, theksojnë nga ESHR.

Maqedoni23 minutes ago

Dy policë janë suspenduar nga detyra, nën dyshimin se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj një të mituri

Shqipëri36 minutes ago

Arrestohen tre persona në Durrës, njëri prej tyre grabiti taksistin, dy të tjerëve u gjendet drogë për shitje!

Lajme1 hour ago

VLEN bojkoton 25-vjetorin e UEJL-së/ Mexhiti dhe Kasami refuzojnë ftesën për ceremoninë

Lajme2 hours ago

Agon Ferati takon Komisionerin e Lartë të OSBE-së për Pakicat Kombëtare, Kristof Kamp

Kosovë2 hours ago

Haziri: Ndasia e 31 janarit po i kushton LDK-së, pasojat u reflektuan edhe në zgjedhjet e 7 qershorit

Lajme2 hours ago

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

Lajme2 hours ago

Një profil i provuar në luftën kundër kontrabandës: Fation Shehu në krye të Doganave

Lajme2 hours ago

Durmishi: Çmimet janë brenda kornizës së stabilitetit të tregut, punojmë në rritjen e pagës minimale

Maqedoni2 hours ago

Koronavirusi rikthehet në vëmendje në Maqedoni: Regjistrohen raste të reja, gripi po përhapet me shpejtësi!

Lajme3 hours ago

Mustafa Dauti: Po mbrojmë edhe shëndetin e qytetarëve, ndalohen 2.8 tonë kripë pa jod

Lajme3 hours ago

Kuvendi: Nga 204 funksionarë të zgjedhur e të emëruar, 62,3% maqedonas dhe 25,5% shqiptarë

Shqipëri3 hours ago

“Ka larguar figura me peshë”- Dritan Hila zhbën “ripërtëritjen” e PD: Nëse Nikola Kedhi i del kundër Berishës, Flamuri do ta “ekzekutojë”!

NA NDIQ NË FACEBOOK