Lajme
Krasniqi: PDK-ja do të shqyrtojë propozimin e AAK-së për t’iu drejtuar Kushtetueses
Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi, tha se do ta shqyrtohet propozimi i AAK-së që t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për të vlerësuar kushtetutshmërinë e situatës në Kuvend.
“Nuk e kam parë lëndën. Sapo u njoftova. Kemi ekspertizën e duhur për të vlerësuar a duhet të dërgonte diçka në Kushtetuese. Do ta shqyrtojmë. Do ta marrë mendimin e ekspertëve”, tha Krasniqi.
Ai tha se qëndrimi i PDK-së nujk ndryshon.
“Sundimi njëpartiak ka marrë fund.Duhet që të ketë kompromis. Ne do të jemi këtu sa herë që do të kemi obligim dhe do ta kemi qëndrimin e njëjtë. Rrugëdalja është e qartë: duhet që të ndërrohet kandidati për kryetar të Kuvendit ”, tha Krasniqi. Insajderi.org