Shqipëri
Në kërkim nga Interpol Tirana, arrestohet në Janinë i moshuari shqiptar

Një i moshuar shqiptar është ndaluar sot nga policia greke.
73-vjeçari rezulton person i shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare (Interpol Tirana). Ai akuzohet për veprën penale “kultivim i bimëve narkotike”.
Sipas policisë greke, ai kërkohej në Shqipëri prej korrikut të vitit 2022.
Ndalimi i tij u bë në Janinë nga oficerët e policisë të Nëndrejtorisë së Hetimit Penal dhe Ndjekjes Penale.
The post Në kërkim nga Interpol Tirana, arrestohet në Janinë i moshuari shqiptar first appeared on JavaNews.al.



















