Lajme
BE kundër zgjedhjeve në Shqipëri?! Berisha niset me urgjencë për në Bruksel për…
Për disfatën në zgjedhjet parlamentare, PD akuzon pushtetin. Ndaj dhe Sali Berisha do të udhëtojë të enjten drejt Brukselit një ditë para protestës së paralajmëruar për të kundërshtuar rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit.
Kreu i PD-së do të marrë zyrtarisht pjesë në samitin e IDU-Bashkimit Demokratik Ndërkombëtar, një organizatë e partive të djathta dhe të qendrës së djathtë nga e gjithë bota , por agjenda e tij e plotë nuk është bërë ende publike.
Protesta është thërritur në të njëjtën ditë kur në Tiranë do të zhvillohet Samiti i Komunitetit Politik Europian dhe liderët e të gjithë shteteve të BE, ai i Mbretërisë së Bashkuar dhe vendeve kandidate do të jenë në Sheshin Skënderbej ku edhe do të zhvillohet samiti.