Lajme
Arrestohet një 17 vjeçar në Ferizaj, ishte i kërkuar nga gjykata për “dhunim”
Policia e Kosovës ka arrestuar një person në rrugën “Fatmir Ratkoceri” në Ferizaj, pasi ishte i kërkuar nga gjykata.
I arrestuari G.Xh., 17-vjeç, ishte në kërkim në bazë të një urdhërese të lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj për veprën penale “dhunim”, për të cilën ishte dënuar me tre vjet burgim.
“I arrestuari, G.Xh. (17 vjeç), ishte në kërkim në bazë të një urdhërese të lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, për veprën penale “Dhunim”, për të cilën ishte dënuar me tre (3) vite burgim”, thuhet në njoftim.
Tutje, policia tha se pas përfundimit të procedurave policore, i njëjti është dërguar për vuajtjen e dënimit.