Lajme
Arrestohet 19 vjeçari, plagosi aksidentalisht motrën me armë zjarri
Një 19-vjeçar është arrestuar të shtunën në Ferizaj, pasi që i njëjti kishte plagosur motrën e tij me armë zjarri.
Policia përmes raportit 24 orësh, ka bërë të ditur se i dyshuari ka deklaruar se plagosja ka ndodhur aksidentalisht.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull/kosovar pasi i njëjti kishte plagosur me armë zjarri motrën e tij f/k. Viktima është dërguar në tretman mjekësor në QKUK. I dyshuari është arrestuar dhe i njëjti gjatë intervistimit ka deklaruar se plagosja ka ndodhur aksidentalisht”, thuhet në raportin e policisë.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një pistolete, një gëzhojë, një predhë dhe një fishekë.
Në konsultim me prokurorin pas inicimit të rastit i dyshuari është dërguar në mbajtje.