Lajme
Adnan Azizi emërohet shef i Shtabit Qendror Zgjedhor i VLEN për zgjedhjet lokale
Koalicioni VLEN ka bërë një hap të rëndësishëm në përgatitjet për zgjedhjet lokale të tetorit, duke emëruar deputetin Adnan Azizi si shef të Shtabit Qendror Zgjedhor. Vendimi është marrë në mënyrë unanime nga struktura udhëheqëse e subjektit, duke reflektuar besimin e fortë ndaj figurës së Azizit, mëson ZYRTARE.net
Me një karrierë të gjatë politike dhe një angazhim të pandërprerë në terren, Azizi shihet si një nga figurat kyçe për organizimin dhe koordinimin efektiv të fushatës së ardhshme zgjedhore.
Emërimi i tij konsiderohet strategjik për të fuqizuar pozicionin e VLEN në garën lokale dhe për të garantuar një performancë sa më të suksesshme në nivel komunal./ ZYRTARE.net