Connect with us
SYLA GROUP

Bota

Në çfarë gjendje shëndetësore është Donald Trump? Dalin analizat nga Shtëpia e Bardhë

Published

on

Presidenti i SHBA’së, Donald Trump është “plotësisht i aftë” për të kryer detyrat e presidencës, tha mjeku i Shtëpisë së Bardhë në një memorandum të lëshuar këtë mëngjes pas ushtrimeve fizike vjetore të Trumpit.

Siç raporton CNN, shënimi nga Dr. Sean Barbabella, i cili përfshinte detaje të punës laboratorike, ekzaminime fizike dhe testin kognitiv, arriti në përfundimin se Trump gëzon shëndet të plotë, përcjell Insajderi.

Trump peshon përreth 100 kilogramë dhe është 1,90 cm i gjatë, raporton shënimi. Rrahjet e zemrës së tij në pushim janë 62 rrahje në minutë dhe presioni i gjakut është 128/74 mmHg.

Trump shënoi 30 nga 30 në një provim të vlerësimit kognitiv në Montreal, thuhet në shënim.

Ekzaminimet e sistemeve të ndryshme trupore të Trump rezultuan normale, përfshirë sytë, kokën, veshët, hundën dhe fytin.

Presidenti Trump gëzon shëndet të plotë njohës dhe fizik, si dhe është plotësisht i aftë për të kryer detyrat”, përfundon memo.

Portali Zyrtare u themelua nga një grup gazetarësh të rinjë në vitin 2018. Të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe të vërteta, në Maqedoni, ndër shqiptarë dhe për shqiptarët – Zyrtare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës. Kontakt e-mail: portali.zyrtare@gmail.com