Connect with us
SYLA GROUP

Shëndetësi

Studimi thotë që autizmi fillon gjatë shtatzënisë

Published

on

Hulumtuesit amerikanë thonë se kanë gjetur prova të reja se autizmi fillon gjatë shtatzënisë dhe ndikon në zhvillimin e trurit.

Autori i parë Rich Stoner dhe Eric Courchesne nga Autism Center of Excellence në Universitetin e Kalifornisë San Diego dhe Ed S. Lein nga Allen Institute for Brain Science në Seattle, analizuan 25 gjene në indet e vdekura të trurit të fëmijëve me dhe pa autizëm.

Këto analiza përfshinin gjene që shërbenin si biomarkerë për lloje të qelizave të trurit në shtresa të ndryshme të korteksit, gjenet e implikuara në autizëm dhe disa gjene të kontrollit.

“Ndërtimi i trurit të foshnjës gjatë shtatzënisë përfshin krijimin e një korteksi i cili përmban gjashtë shtresa”, ka thënë Courchesne në një deklaratë.

“Ne kemi zbuluar pjesë fokale të zhvillimit të ndërprerë të këtyre shtresave kortikale në shumicën e fëmijëve me autizëm”.

Shkencëtarët thanë se defektet në pjesë të tilla mund të ndihmojnë për të shpjeguar se pse çrregullimi i spektrit të autizmit është aq i larmishëm dhe pse shumë të vegjël me autizëm tregojnë përmirësim klinik me trajtimin e hershëm dhe gjatë një periudhe kohore.


Autizmi, injoranca, keqkuptimet dhe mungesa e shqetësimit shoqëror

Lexo po ashtu
Autizmi, injoranca, keqkuptimet dhe mungesa e shqetësimit shoqëror

“Gjetja më e habitshme ishte patologjia e ngjashme e zhvillimit të hershëm në pothuajse të gjithën trurin autik, sidomos duke pasur parasysh shumëllojshmërinë e simptomave në pacientët me autizëm, si dhe gjenetika jashtëzakonisht komplekse e cila qëndron prapa sëmundjes”, shpjegoi Lein.

Studimi zbuloi se në trurin e fëmijëve me autizëm, markerët gjenetikë kyçë mungonin në qelizat e trurit në shtresa të shumëfishta.

“Ky defekt, tregon se hapi vendimtar i zhvillimit të hershëm të krijimit të gjashtë shtresave të dallueshme me lloje të veçanta të qelizave të trurit – diçka që fillon në jetën para lindjes – ishte ndërprerë”, ka thënë Courchesne. /Telegrafi/

The post Studimi thotë që autizmi fillon gjatë shtatzënisë appeared first on Telegrafi.