Connect with us
SYLA GROUP

Lajme

“Prokuroria s’ka asnjë bazë”- avokati i policit të dyshuar për dhunimin e së miturës flet për Insajderin

Published

on

Enis Sefa, zyrtar policor, iu caktua masa e paraburgimit nga Gjykata Themelore në Gjakovë nën dyshimin për veprat penale “Dhunimi” dhe “ngacmimi”. Vendimin po e kundërshton Prek Kola, avokati i…

Enis Sefa, zyrtar policor, iu caktua masa e paraburgimit nga Gjykata Themelore në Gjakovë nën dyshimin për veprat penale “Dhunimi” dhe “ngacmimi”.

Vendimin po e kundërshton Prek Kola, avokati i Sefës, duke thënë se Prokuroria Themelore në Gjakovë s’ka asnjë bazë për veprën penale “dhunimi”. Kola në një prononcim për Insajderin bëri të ditur se do ta ankimojnë rastin deri në Supreme, meqë sipas tij Prokuroria s’ka bazë ligjore për pretendimet.

“Sot ka qenë seanca, është caktuar paraburgimi prej 30 ditësh, nën dyshimin se ka kryer veprën penale të ngacmimin dhe dhunimin. Sipas Prokurorisë nuk ka as dyshim të bazuar për këtë veprën e dhunimit, për shkak se Prokuroria po thirret që në vitin 2022 janar ka pasur marrëdhënie seksuale me të miturën kur ajo ka pasur 15 vjeç. Ndërsa, i mbrojturi im deklaron se në nëntor të vitit 2022 kam pasur marrëdhënien e fundit dhe e kam prishë këtë lidhje që një vit, deri në ditën e djeshme që është lajmëruar rasti”, ka sqaruar ai.

“E mitura i ka pasur 16 vjeç, me pëlqimin e ksaj e kanë bë njëfarë videoje me dëshirë në muajin nëntor. Videoja kinse në rrjete sociale, në ‘Instagram’ është kah i shkon kësaj çikës dhe të dashurit të vetë, i ka shkuar prej profileve falso”, ka deklaruar ndër të tjera avokati i Sefës.

Kola e ka komentuar kërkesën për paraburgim të Prokurorisë së Gjilanit, ku kërkohet paraburgimi për shkak të rrezikut për arratisje. Ai ka thënë se një gjë e tillë s’do ishte e mundur të ndodhte, meqë klienti I tij ishte zyrtar policor.

Gazeta Insajderi më herët raportoi ekskluzivisht për dosjen e Prokurorisë së Gjakovës. Në këtë dosje pretendohet se Enis Sefa ka kryer marrëdhënie seksuale me forcë me të dëmtuarën në kohën kur ajo s’i kishte mbushur 16 vjet.

“…Në janarin e 2022 edhe pse në dijeni për moshën e re të saj, ende pa i bërë 16 vjeç, e merr dhe me të kryen marrëdhënie seksuale, ashtu që pas një kohe raportet mes tyre fillojnë të ftohen ndërsa në fundin e 2022 të njëjtat ndërpriten, më pas sërish I njëjti kërkon që e njëjta të jetë me të por për këtë e kishte njoftuar prindin e saj e të cilit i pandehuri i kishte premtuar se nuk do e pengoj më”, thuhet në dosje.

Sipas kësaj dosje, polici ani pse në dijeni se e dëmtuara ishte në një lidhje me një person tjetër, e ka kontaktuar përmes rrjeteve sociale dhe e ka telefonuar në telefon, duke i kërkuar që të kthehet në lidhje me të.

I njëjti, çdoherë sipas dosjes së Prokurorisë, i dërgon incizime dhe fotografi të mëhershme sa kishte qenë në lidhje me të dëmtuarën.

“…Pavarësisht premtimit të mëhershëm të bërë prindit të saj që vajzën e juaj nuk do e shqetësojë, prapë vazhdon t’i shkruajë me SMS, thirrje telefonike, e po ashtu duke e shqetësuar dhe ngacmuar edhe me dërgim të incizimeve dhe fotografive se si e kishin patur lidhjen ata dy, dërgesa këto tek personi i tjetër A.M, veprim këtë me qëllim kërkimi që e dëmtuara e mitur me doemos të bëhet e tija me çka në këtë mënyrë me veprimin e tij të kundërligjshëm i ka shkaktuar të njëjtës dhe familjes së saj shqetësim të madh emocional”, vijon dosja e siguruar nga Insajderi.

Gjykata e Gjakovës i ka caktuar të martën masën e paraburgimit prej një muaji për zyrtarin policor.

Siç ka njoftuar gjykata, i pandehuri do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej një muaji, që do të llogaritet prej kohës së arrestimit më 27 nëntor dhe do të zgjasë deri më 27 dhjetor. /Insajderi.org/

NA NDIQ NË FACEBOOK