Connect with us
SYLA GROUP

Sport

Jo vetëm Barcelona, edhe dy klube angleze pas yllit të Bayernit

Published

on

Bayern Munchen pësoi një humbje tronditëse kundër Leipzigut (1-3), që pritet t’i kushtojë titullin kampion skuadrës së Thomas Tuchel.

Por jo vetëm kaq, pasi bavarezët mund të humbasin edhe shërbimet e një prej lojtarëve më të rëndësishëm: Joshua Kimmich.

Mesfushori mund të nisë një aventurë të re gjatë verës pas 8 viteve me rekordmenët e futbollit gjerman.

Lexo edhe:

Shtypi spanjoll shkruan se Barcelona është një nga klubet e interesuara për 28-vjeçarin. Por ka oferta edhe nga Premier League.

Liverpooli dhe Arsenali janë gati të plotësojnë kërkesat e drejtuesve të Bayernit dhe vetë lojtarit të kombëtares gjermane.

Kimmich ka kontratë deri në verën e vitit 2025 me bavarezët. Me Bayernin ka fituar plot 19 trofe.

The post Jo vetëm Barcelona, edhe dy klube angleze pas yllit të Bayernit appeared first on SuperSport.