Connect with us
SYLA GROUP

Lajme

Zv ministri, Hoxha: 1.5 milionë euro për ujësjellësin në Strugë, fillon kthesa e madhe

Published

on

Struga hyn në një fazë të re të zhvillimit infrastrukturor, falë një investimi prej mbi 1.5 milionë eurosh të ndarë nga Qeveria VLEN për rikonstruimin e rrjetit të ujësjellësit të qytetit. Lajmi u bë i ditur nga zëvendësministri i Bujqësisë, Albrim Hoxha, i cili theksoi se ky projekt shënon një kthesë të rëndësishme për qytetin pas vitesh të tëra neglizhence dhe keqqeverisjeje.

Në këtë aktivitet, Hoxha u shoqërua nga Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti, deputeti Bekim Qoku, dhe kryetari i OEMVP-së, Mendi Qyra, duke theksuar përkrahjen e gjerë institucionale për këtë projekt jetik.

“Ky është vetëm fillimi. Struga meriton përkushtim dhe investime reale,” – u shpreh zv. ministri Hoxha, duke nënvizuar se zgjedhjet lokale janë një moment përgjegjësie, ku qytetarët nuk duhet t’i kthejnë në pushtet ata që nuk e kanë dashur dhe zhvilluar Strugën./ZYRTARE.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK