Connect with us
SYLA GROUP

Bota

Trump i fiksuar me Kosovës?! Flet përsëri për luftë: Unë…

Published

on

Presidenti Amerikan Donald Trump për të tretën herë në vetëm një javë është rikthyer të flasë për çështjen e raporteve të tensionuara midis Kosovës dhe Serbisë, teksa bën pasqyrën e konflikteve globale që ai pretendon se ka zgjidhur.

Gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, Trump sërish tha se Serbia dhe Kosova ishin gati të përplaseshin ushtarakisht, madje sipas tij në një luftë të madhe.

“Serbia dhe Kosova ishin gati të përplaseshin. Po shkonin drejt një lufte të madhe”, tha Trump.

Më tej ai zbuloi formulën e tij të suksesit, me të cilën e ndali shpërthimin e një lufte mes dy shteteve në Ballkan.

“U thashë: Nëse përplaseni, nuk ka më tregti me Shtetet e Bashkuara. Ata thanë: Ndoshta nuk do të përplasemi”, shtoi ai.

Trump vazhdimisht gjatë javës së fundit, nga momenti kur vendosi armëpushimin midis Izraelit e deri tek samiti i NATO-s në Hagë, i është referuar marrëveshjes Kosovë-Serbi, të arritur në Uashington më 2020 si histori suksesi e ndërmjetësimit të tij.

“Ne e ndalëm Serbinë, e cila ishte gati të fillonte një përplasje”, deklaroi dy ditë më parë Trump.

Ai i referohet marrëveshjes së nënshkruar nga Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në Zyrën Ovale, më 04.09.2020 të ndërmjetësuar nga Donald Trump.

Marrëveshja ndër të tjera përfshinte njohjen e Kosovës nga Izraeli dhe ndalimin nga Serbia të fushatës së saj për çnjohjen e Kosovës dhe të përmbahej nga kërkesa zyrtare ose jozyrtare ndaj ndonjë vendi ose organizate ndërkombëtare që të mos e njohë Kosovën si shtet të pavarur.

Advertisement