Lajme
Ziadin Sela dhe Mendi Qyra në garë për Strugën?

Zgjedhjet lokale të tetorit pritet të sjellin një përballje të fortë në Strugë, ku përballë njëri-tjetrit do të jenë Ziadin Sela dhe Mendi Qyra.
Sipas burimeve të ZYRTARE.net, Mendi Qyra pritet ta shpallë zyrtarisht kandidaturën të hënën si kandidat i pavarur, megjithëse do të ketë mbështetjen politike të koalicionit VLEN.
Në anën tjetër, Fronti Evropian thuhet se ka rënë dakord që kandidati i tyre për Strugën do të jetë Ziadin Sela, kryetar i Aleancës për Shqiptarët. Burime nga brenda koalicionit thonë se është arritur konsensus që Sela të jetë kandidati kryesor për këtë komunë, duke theksuar përvojën dhe figurën e tij politike.
Gara mes Selës dhe Qyrës pritet të jetë një nga më të ndjekurat në këto zgjedhje, për shkak të peshës politike të të dy kandidatëve dhe rëndësisë strategjike që ka Struga për blloqet politike shqiptare në vend./Zyrtare.net




















