Connect with us
SYLA GROUP

Lajme

PAMJE/ Provokon një serb me pistoletë të plastikës

Published

on

Një serb është arrestuar në festën e Vidovdanit në Gazimestan.

Ai dyshohet se ka provokuar me pistoletë të plastikës.

Politikani nga partia Demokracia Serbe, Stefan Velkoviq, po ashtu është larguar nga hapësirat ku po mbahet manifestimi i Vidovdanit pas refuzimit të kërkesës së policisë që të lirojë hapësirat.

Ai kishte veshur një bluzë të liderit të partisë së tij, Aleksandar Arsenijeviq, ndërsa atje shkoi me një grup që mbanin në dorë flamurin e Rusisë./Insajderi.org/

NA NDIQ NË FACEBOOK