Lajme
Tahiri thirrje për seriozitet: Nesër duhet të dalim nga mosbesimi dhe rrëmujat ku Kurti operon mirë


Besnik Tahiri, zyrtar i lartë i AAK-së, përmes një postimi në Facebook, thekson se takimi i nesërm i liderëve është një mundësi e mirë për të hapur rrugë konstituimit të Kuvendit.
Ai kërkon përpjekje serioze për të dalë nga bllokada dhe “hija e zezë” që ka kapluar jetën parlamentare.
“Nesër duhet të sjellim qartësi, pasi akt-vendimi ka përcaktuar një afat prej 30 ditësh për përbërjen e Kuvendit. Gjendja aktuale është produkt i mosbesimit dhe rrëmujës, ambient ku Kurti operon mirë. Nuk duhet të bëjmë vetëm një formalitet përpara pushimit veror”, shkruan Tahiri.






















