OP / ED
Mustafa Nano: Pse s’më bind “shteti bektashi”
Kundër një shteti bektashi në Shqipëri është shprehur së fundmi dhe Mustafa Nano, herë kontravers e herë logjik në qasjet e tij, kësaj here tejet logjik.
Për Nanon, ideja e kryeministrit nuk është hiç bindëse. Edhe pse i prejardhur nga një krahinë me tradite bektashie, siç është Skrapari, Nano arsyeton se bektashizmi shqiptar nuk e meriton një krahasim me Vatikanin.
“Krijimi i një shteti bektashi është një ide bizarre, dhe ende e paelaboruar nga ai që e hodhi në publik, kryeministri. Ai është përpjekur ta shesë si një ide të veçantë dhe interesante, por jo ta shpjegojë atë.
Ngaqë me sa duket, nuk ka shumë për të shpjeguar. Nga ana tjetër, kam frikë se nisma përcjell idenë e një Shqipërie të çuditshme, më të çuditshme sesa është në të vërtetë, përcjell idenë se në Shqipëri është një lëmsh fetar e jo një shoqëri normale multifetare.
Më saktë, i thekson identitetet fetare, krijon një si karshillëk ndërfetar, dhe kjo më duket në kundërshtim me një traditë tonën shtetërore e kulturore e akademike që i ka minimizuar dhe i ka relativizuar këto identitete.
Sa për krahasimin me Vatikanin, në pamje të parë ky krahasim bën kuptim. Vatikani është një shtet brenda shtetit, e në të njëjtën mënyrë shteti bektashi do të jetë një shtet brenda shtetit, që do të tërheqë vizitorë ndërkombëtarë, ndoshta edhe gazetarë, por vetëm në muajt e parë.
Më tej, sharmi i shtetit të ri do të bjerë, sepse bektashizmi nuk ka peshën dhe historinë e katolicizmit. Vatiani ka resurse të mëdha në planin kulturor, intelektual, diplomatik e financiar. Diplomacia e Vatikanit është njëra nga diplomacitë më efektive e të sofistikuara që ekzistojën në botën e sotme. Është një ushtri e tërë diplomatësh të Vatikanit që funksionon në botë. Këto janë gjëra që ‘Vatikani i baba Mondit’ nuk mund t’i ketë.
Pastaj, Vatikani nuk i ka bërë dëm shtetit e kombit italian, përkundrazi, mund t’u ketë shërbyer si mjet PR-i. Të gjitha autoritetet e Vatikanit flasin italisht, veprojnë në Itali, dhe çdo aktvitet i organizuar nga Vatikani është vetvetiu edhe italian. E përsëris, ideja nuk më bind”, arsyetoi Nano.
Por më shumë se kaq, shteti bektashi, i kundështuar dhe nga Turqia, bie erë si një projekt izraelit me qitje të largët. Për këtë, mjafton vëllazëria e Baba Mondit me sionistët, si dhe fakti që u shpalos nga Rama në një kohë dashurie mes tij dhe shtetit gjenocidal hebre. /tesheshi.com/