Connect with us
SYLA GROUP

Bota

Jepet ALARMI në Izrael, pritet valë raketash nga Irani

Published

on

Në disa qytete në Izrael është dhënë alarmi për një sulm të mundshëm me raketa nga Irani.

Sipas raportimeve, një sulm është i pashmangshëm, ndërsa pak më herët u tha se Izraeli ka zbuluar përgatitje për lëshime balistike nga Irani.

Sulmet pritet të vijnë si një kundërpërgjigje ndaj goditjeve të kryera nga ushtria izraelite gjatë gjithë ditës së sotme në Iran, ku mes objektivave ishte një bazë ushtarake në periferi të Teheranit si dhe selia e televizionit shtetëror iranian.

Thuhet se Irani ka lëshuar të paktën 15 raketa, por deri në këto momente nuk ka të dhëna nëse kanë arritur mbi hapësirën ajrore izraelite.

NA NDIQ NË FACEBOOK