Connect with us
SYLA GROUP

Bota

I riu vret të fejuarën pasi mbeti shtatzënë nga përdhunimi – VIDEO

Published

on

Një krim i tmerrshëm ka tronditur opinionin publik në Turqi, ku një 18-vjeçare shtatzënë, Oya Budak, është vrarë nga ish-i fejuari i saj, Samet A. Ngjarja e rëndë po cilësohet nga mediat turke si një “vrasje nderi”.

Tragjedia ndodhi në Stamboll, ku e reja, e cila ishte në muajin e pestë e gjysmë të shtatzënisë, u qëllua me armë zjarri në gjoks dhe në vesh pas një takimi me 19-vjeçarin, i cili më herët kishte abu*uar s8ek*ual1sht me të.

Sipas raportimeve të Ekol TV, Oya kishte shkuar në takim e shoqëruar nga vëllai i saj 13-vjeçar, ndërsa Samet A. kishte kërkuar të fliste vetëm me të. Gjatë takimit, në rrethana që ende po hetohen nga autoritetet, 19-vjeçari nxori armën dhe e qëlloi disa herë Oyan, duke e lënë të plagosur rëndë në vend.

Pas kryerjes së krimit, autori u largua menjëherë me makinën e të atit, ndërsa banorët e zonës njoftuan menjëherë policinë. E reja u transportua me urgjencë në spital dhe iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale, por fatkeqësisht mjekët nuk arritën të shpëtonin as Oyan dhe as foshnjën e saj të palindur.

Autori i dyshuar u kap më vonë nga policia në shtëpinë e xhaxhait të tij dhe u arrestua. Ai u shoqërua në prokurori, ku gjatë daljes para gazetarëve shfaqi një mungesë të plotë pendese për aktin e tij. Kur një gazetar e pyeti se përse e kishte vrarë Oyan, përgjigjja e tij ishte e ftohtë dhe tronditëse: “Nuk pendohem, largohu!”

Ky krim i rëndë ka shkaktuar indinjatë të madhe në Turqi dhe ka rihapur debatin e dhimbshëm mbi vrasjet e nderit dhe dh.nën ndaj grave. Shoqëria civile dhe organizatat për të drejtat e grave kanë kërkuar masa më të ashpra ligjore dhe ndërgjegjësim të shoqërisë për të parandaluar tragjedi të tilla në të ardhmen.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK