Shqipëri
Dasmë së shpejti? Roza Lati flet për partnerin: Ka shumë dashni…
Prej disa muajsh tanimë, lidhja e Roza Latit dhe Xhonatan Islamit u bë e njohur për publikun. I kemi parë edhe në rrjetet sociale, me postime herë pas here, ku duken mjaft të dashuruar.
Pas një periudhe që ka refuzuar çdo intervistë, Roza Lati u gjend sonte përballë gazetarëve të vegjël “Në Kurthin e Piter Pan”, në Tv Klan. E këta të fundit, tejet kureshtarë, nuk hezituan me pyetjet pikërisht për këtë marrëdhënie.
E pyetën edhe se sa janë gjasat që shumë shpejt të kemi një dasmë. Për Rozën, gjëja më me rëndësi është se “ka shumë dashni” dhe momente të tilla padyshim do vijnë me kohën.
“Shpirtrat binjakë gjejnë njëri-tjetrin. U kuptuam dhe nga ajo ditë s’kemi qëndruar më pa njëri-tjetrin. Është shumë herët për të folur për këtë gjë, me rëndësi është se ka shumë dashni”, tha Roza Lati.
The post Dasmë së shpejti? Roza Lati flet për partnerin: Ka shumë dashni… first appeared on JavaNews.al.