Connect with us
SYLA GROUP

Lajme

Zgjimi elektoral i Visar Ganiut, aktivizimi i vonuar

Published

on

Çairi po përjeton një valë të pazakontë aktivitetesh institucionale dhe dalje të shpeshta në terren nga ana e kryetarit të Komunës, Visar Ganiu. Nga inspektime të punimeve infrastrukturore e deri te takimet me qytetarët në lagje të ndryshme, kreu i komunës është më i pranishëm se kurrë më parë.

Pamjet dhe raportimet për këto angazhime janë bërë të zakonshme në rrjetet sociale, shkruan ZYRTARE.net

Pa dyshim, kjo lëvizje dinamike përbën një shembull pozitiv të një drejtuesi komune i cili është afër qytetarëve dhe i përkushtuar ndaj projekteve zhvillimore. Shumë banorë e kanë vlerësuar këtë prani aktive të Ganiut, duke shpresuar se kjo energji do të përkthehet në përmirësime të prekshme në përditshmërinë e tyre.

Megjithatë, ajo që bie në sy dhe ngjall diskutime është fakti se kjo ofensivë aktivitetesh ndodh pikërisht disa muaj para mbajtjes së zgjedhjeve lokale. Kjo përkon me një model të njohur në politikën vendore, ku intensifikimi i angazhimeve shpesh lidhet me përpjekjet për të rritur prezencën publike në prag të fushatës elektorale. /ZYRTARE.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK