Connect with us
SYLA GROUP

Shqipëri

Votat preferenciale në Tiranë/ Kryesojnë Gonxhja, Xhafaj, Rakipi dhe Alimehmeti! Kapri i Mundësisë i merr mandatin Jorida Tabakut. Mbetet jashtë Kuvendit Majko, Meta e Qori

Published

on

Vijon në Tiranë numërimi i votave preferenciale të kandidatëve ku deri tani (ora 20) nga raportimet zyrtare të KQZ-së janë numëruar 219 nga 1282 kuti votimi.

PS-ja ka marrë 19 mandate, çka do të thotë se do të fusë edhe shtatë deputetë nga lista e hapur, përveç 12 deputetëve të listës së mbyllur.

Në listën e hapur deri tani më shumë vota ka marrë Blendi Gonxhja, i ndjekur nga Fatmir Xhafaj dhe Ornaldo Rakipi. Një vend në shtatëshen e parë është edhe për Erion Braçen, ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha, Antonela Dedejn dhe Anila Denajn.

Ajo që bie në sy është fakti që jashtë listës fituese deri tani janë emra si Pandeli Majko, Mimi Kodheli, Olta Xhaçka dhe Etilda Gjonaj.

Partia Demokratike për momentin është me 13 mandate në Tiranë, duke futur kështu vetëm një nga lista e hapur. Nga të dhënat e KQZ-së deri tani më i votuari është Ilir Alimehmeti që ka rreth 230 vota më shumë se Jorida Tabaku, me këtë të fundit që e sheh veten jashtë Kuvendit. Jashtë deri më tani ngelet gjithashtu Ilir Meta, Shpëtim Idrizi, Myslym Murrizi dhe Asllan Dogjani.

Sa i përket partive të vogla, Mundësia do të fusë në Kuvend, Agron Shehajn dhe Erald Kaprin, ndërsa Nisma Shqipëria Bëhet do të çojë në Kuvend Adriatik Lapajn, i cili ka marrë më shumë vota se Endri Shabani.

Jashtë Kuvendit mbetet edhe Arlind Qori, pasi i pari i Lëvizjes Bashkë është Redi Muçi, ndërsa PSD-ja do të çojë në Kuvend të parën e listës së mbyllur Albana Pëllumbi.

PS 7 mandate nga lista e hapur

1          Blendi Gonxhja         6445

2          Fatmir Xhafaj           3007

3          Ervin Hoxha              2808

4          Erion Braçe                2261

5          Ornaldo Rakipi          2244

6          Antonela Dedej          1935

7          Anila Denaj                 911

PD 1 mandat nga lista e hapur

1 Ilir Alimehmeti 2708

Mundësia 1 mandat nga lista e mbyllur

Agron Shehaj

Erald Kapri

PSD 1 mandat nga lista e mbyllur

Albana Pëllumbi

Nisma Shqipëria Bëhet 1 mandat nga lista e hapur

Adriatik Lapaj 461 vota

Lëvizja Bashkë 1 mandat nga lista e mbyllur

Redi Muçi

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK