Connect with us
SYLA GROUP

Shqipëri

Starmer vlerëson bashkëpunimin me Shqipërinë: Do ndajmë informacione kundër krimit

Published

on

Kryeministri britanik Keir Starmer vlerësoi bashkëpunimin me Shqipërinë kundër emigracionit të paligjshëm, i cili sipas tij ka çuar në uljen e numrit të emigrantëve të paligjshëm.

Starmer shton se bisedoi me kryeministrin Rama për forcimin e punës dhe në luftën kundër krimit të organizuar.

“Ne diskutuam për efektivitetin e atyre bashkëpunimeve që kemi bërë për këto vite që kanë cuar në uljen e shifrave nga 12 mijë në një ulje 94%. Kjo punë mund të shtrihet dhe në vendet e tjera të rajonit. Diskutuam sit ë bashkëpunojmë dhe për aktivitetet e tjera kriminale për të ndarë informacione inteligjence. Ky model ka qenë efektiv dhe unë dhe Rama mendojmë njësoj që mos vijmë rreth problemit, por të përveshim mëngët dhe ta zgjidhim atë”, tha Starmer.

The post Starmer vlerëson bashkëpunimin me Shqipërinë: Do ndajmë informacione kundër krimit first appeared on JavaNews.al.

NA NDIQ NË FACEBOOK