Connect with us
SYLA GROUP

Shqipëri

Spahiu: Humbja e thellë e PD në diasporë, hedh poshtë çdo akuzë për manipulime në Shqipëri!

Published

on

Juristi Kreshnik Spahiu rrëzoi pretendimet e PD-së për manipulim apo vjedhje votash, duke u shprehur se është e vetmja parti që konteston.

Ai argumentoi se rezultati i thellë i humbjes edhe në Diasporë, hedh poshtë pretendimet e selisë blu, teksa deri tani nuk ka dorëzuar asnjë provë për akuzat që ka ngritur ndaj pushtetit të Edi Ramës.

“Po të pyesësh sot se kush janë provat e manipulimit, askush nuk e jep. Ka kakofoni me këtë çështje ditët e fundit. Në kaq parti në garë elektorale, si ka mundësi që vetëm një parti e konteston rezultatin dhe procesin, që në fakt ka 50% e komisioneve dhe votave?! Nuk po ankohen partitë e tjera apo të vogla, nuk po shprehen as kundër rezultatit, por thonë vetëm për sistemin, dhe me të drejtë, që ka prodhuar më pak mandate në krahasim me votat. Ata nuk thonë se u janë vjedhur votat me shumicë. Këta pretendojnë se janë vjedhur votat nga bandat kriminale. Po atëherë si shpjegohet vota e diasporës shqiptare në Itali, Angli, Gjermani etj., ku diferenca është e madhe, si shpjegohet. Kjo është fyerje e itneligjencës kombëtare dhe jo problem PS-je dhe pushteti, se s’mund të thuash e të manipulosh gjysmë milioni qytetarë”, tha Spahiu.

Megjithatë ai e cilëson rezultatin e Berishës të lartë duke parë edhe situatën e tij politike dhe penale ku ndodhet.

“PD ka marrë 50 dhe kur ke një lider që nuk kalon dot as La Manshit dhe është non grata, duhet të kishte përfunduar me 5 deputetë dhe jo me 50. Por ai ka elektoratin e tij, si në kohën e Enver Hoxhës ka elektoratin e tij dhe që i qëndrojnë besnikë, mund të jenë edhe antiamerikanë apo antieuropianë, ka elektoratin e tij të besuar”, argumentoi juristi për Report Tv.

Në lidhje me konsulentin Chris LaCivita dhe sjelljen e opozitës ai ndau mendimin se elektorati i PD është i vendosur në pjesën më të madhe, çfarëdo të bëjë Berisha, kurse konsulenti e pa Shqipërinë si një vend ku mund të bënte ca para.

“Shqipëria është vend i veçant, që po t’i dali edhe një kaldaist i ambasadës, besojnë verbërisht, manipulohen, besojnë verbërisht te Berisha. Mendo që po të vijë pasnesër familja e Trump dhe këta do lëshohen e do thonë na blenë edhe familjen e Trump, teksa pas katër vitesh do akuzohet edhe Trump për korrupsion dhe kështu me radhë, Biden i korruptuar, Blinken i korruptuar, Merz i korruptuar, e për këta vetëm Berisha dhe Meta nuk janë të korruptuar apo janë të pastër. Këta nuk e kuptojnë që këta e kanë prerë faturën”, analizoi Spahiu në ‘Frontline’.

The post Spahiu: Humbja e thellë e PD në diasporë, hedh poshtë çdo akuzë për manipulime në Shqipëri! first appeared on JavaNews.al.

NA NDIQ NË FACEBOOK