Connect with us
SYLA GROUP

Lajme

Punëtorja e Trepçës, fiton për herë të dytë betejën për drejtësi – Ndërmarrja gjobitet me 3 mijë euro

Published

on

Punëtorja e ndërmarrjes “Trepça”, Valdete Shabani, ka fituar për herë të dytë të drejtën e saj ligjore pas një procesi të zgjatur që lidhet me trajtimin e saj në vendin e punës.

Pas një vendimi të mëparshëm në favorin e saj nga Gjykata e Shkallës së Parë, së fundmi edhe Inspektorati i Punës ka konstatuar shkelje në rastin e saj dhe ka shqiptuar një gjobë prej 3000 eurosh ndaj ndërmarrjes për veprimet joligjore të marra nga ushtruesi i detyrës së kryeshefit ekzekutiv.

Vendimi i Inspektoratit lidhet me transferimet e njëanshme dhe të pajustifikuara të punëtores në vende të ndryshme pune.

Znj. Shabani e ka konsideruar këtë vendim si një tjetër hap të rëndësishëm drejt drejtësisë dhe si një dëshmi të qartë se e vërteta dhe këmbëngulja sjellin rezultat. Ajo ka falënderuar të gjithë ata që e kanë përkrahur gjatë kësaj periudhe të vështirë dhe ka shprehur shpresën që rasti i saj të shërbejë si shembull për të gjithë punëtorët që përballen me padrejtësi.

“Drejtësia ekziston, vetëm duhet ta kërkojmë dhe të mos dorëzohemi,” ka shkruar Shabani në reagimin e saj