Connect with us
SYLA GROUP

Lajme

Plas arma në zgjedhje: Babai i kandidatit të PS qëllon ndaj mbështetësve të PD pasi i kapën në flagrancë për blerje votash (EMRI)

Published

on

Një incident është regjistruar pak momente më parë në një fshat në Peshkopi.

Një efektiv policie ka qëlluar me armë zjarri, por në ajër, sipas pamjeve nga vendi i ngjarjes.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Pilafe.

Ende nuk dihet motivi i ngjarjes.

Është identifikuar dhe shpallur në kërkim polici, Esat Gjura, i cili ka qëlluar me armë zjarri.

Po ashtu në kërkim është dhe një person tjetër nderkohe qe mësohet se Gjura është babai i një kandidati të PS.

Per ngjarjen reagoi edhe policia e Dibres:

Dibër/Informacion paraprak
Rreth orës 20.25 shtetasi Xh.Gj., (kanditat për deputet i subjektit politik Partia Demokratike), ka telefonuar në sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, i cili pretendonte se në fshatin Pilafe, njësia Administrative Tomin, kanë ndaluar një shtetas që dyshohej se shpërndante para në këmbim të votave.

Gjithashtu shtetasi Xh.Gj., paraprakisht ka pretenduar se një person teksa është larguar ka qëlluar njëherë me armë zjarri në ajër.

Menjëherë është ngritur grupi hetimor i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër dhe nën drejtimin e Spak dhe të Prokurorisë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër po kryejnë hetimet për zbardhjen e rastit.

NA NDIQ NË FACEBOOK