Connect with us
SYLA GROUP

Lajme

Një tezë e re politike nga Rama si ndihmë për opozitën

Published

on

Në një tubim “falenderues” mbi fitoren e thellë në zgjedhjet e së dielës, kryeministri Rama doli me një tezë të re politike, të paartikuluar deri më tani në fjalorin politik shqiptar a më tej, në atë se si duhet lexuar vota mes një qeverisjeje dhe një opozite në rastin kur e para fiton ciklikisht dhe e dyta humbet gjithashtu ciklikisht

“Ky popull nuk ka për të ndryshuar qeverinë që ka, pa ndryshuar më parë opozitën që nuk do”, tha Rama.

Kështu, ai pos që futi një tezë të re politike në politologji, e cila mund të vlejë dhe gjetkë krahasimisht me rastin shqiptar të 12 viteve, por që me të i mëshoi arsyetimit se prej arsyeve të forta të fitores së tij është dhe dobësia e opozitës, faktin që ajo pranon të reformohet, të rifreskohet në njerëz dhe ide e kësisoj nuk frymëzon.

Ndaj, lipset që opozita ta lexojë drejt këtë tezë, e cila mund të merret si pikë rereference drejt një udhe të re për ta mundur autorin e saj. Megjithatë, nga mënyra se si po reagon PD ndaj humbjes, si dhe nga një traditë e mbrapshtë që ajo trashëgon në raste të tilla, vështirë që kjo të ndodhë.

Nga ana tjetër, në fjalorin politik të Berishës, ndër më të varfërit deri në nivel katastrofik, as ka ndodhur e as ndodh të artikulohen teza të ngjashme, të cilat mund të gjejnë vend në fjalorë politiologjie.   /tesheshi.com/

NA NDIQ NË FACEBOOK