Religjion
Nëse jo Allahut, atëherë do t’i frikësohemi mizës në tokë
Shejh Muhamed el-Gazali
Hebrenjtë duhet ta dinë se pretendimi i tyre për të pasur të drejtë mbi Palestinën nuk bazohet në themele të shenjta fetare, sepse ata nuk kanë ndryshuar asgjë nga cilësitë e tyre për shkak të të cilave e kanë shkaktuar zemërimin e Allahut, në këtë botë dhe në botën tjetër.
Ata e dinë se mallkimi i Allahut i ka ndjekur derisa kanë ikur nga një vend në tjetrin, e çfarë kanë bërë që të lirohen nga ai? Asgjë! Ata janë shkaktarët e të gjitha krizave shpirtërore dhe materiale që e poshtërojnë racën njerëzore dhe e largojnë nga rruga e drejtë.
Ata që fshihen pas Izraelit e dinë se fasada fetare e aleatit të tyre e ka fshehur qëllimin e errët ndaj tërë njerëzimit. E vërteta është se Izraeli është mishërimi i të gjitha urrejtjeve që janë drejtuar kundër botës arabe dhe Islamit, dhe se themeli i vetëm i ekzistencës së tij nuk duhet të kërkohet as në Lindje e as në Perëndim, por ai ndodhet në rajonin e Lindjes së Afërt, pra, në zemrën e botës arabe.
Neglizhenca e arabëve ndaj Islamit, harresa e misionit të tyre më të madh dhe shndërrimi i tyre në popuj të plogësht dhe pa shpirt, e kanë krijuar këtë tragjedi të tmerrshme.
Nuk i frikësohemi Allahut, prandaj Ai na bëri që t’i frikësohemi edhe një mize në tokë, dhe ua mundësoi edhe atyre të afërmve dhe të largëtve që t’i shikojnë me përçmim dhe përqeshje plagët tona që nuk pushojnë së gjakuari.
Dhjetëra shtete të mëdha dhe të vogla kanë parë dhe po shohin se si një hajdut po futet në “shtëpi”, dhe i janë bashkuar atij kundër të zotit të shtëpisë dhe pronarit që, me shumë përpjekje, po përpiqet të mbrohet. Pronari i shtëpisë (Palestinës) po mbrohet, duke pritur ndonjë ndihmë njerëzore nga ata që po e vëzhgojnë këtë betejë të padrejtë, por kot.
Sikur të mund të depërtoje disi në ndërgjegjen e atyre që marrin pjesë në organizatat ndërkombëtare (Kombet e Bashkuara), do t’i dëgjoje duke thënë: “Ky hajdut (krijesa sioniste) është më prioritar sesa ky ‘pronar i prapambetur’ që jeton në shtëpi. Po, ajo është shtëpia e tij, por nuk e meriton.”
Kjo është fshehtësia e shumë vendeve që tallen me dobësinë tonë dhe për këtë arsye marrin vendime kundër nesh, dhe jo në dobinë tonë.
E arsyeja? Arsyeja jemi ne, askush tjetër, dhe ky është ndëshkimi më i butë që Allahu e zbrit mbi një popull që është tërhequr nga feja e vet dhe ia ka kthyer shpinën mësimeve dhe parimeve të saj të larta. Situata do të mbetet e tillë derisa të kujtojmë se jemi muslimanë, dhe se Islami prej nesh kërkon që ta formësojmë ambientin tonë politik, ekonomik, moral, ideor, shoqëror dhe ligjor në një mënyrë ndryshe.
Ne kërkojmë kthimin në Islam, sepse Islami është jeta jonë, dynjaja jonë, ahireti ynë, dhe zgjedhja e Allahut për ne. Si mund të largohemi nga Islami dhe ta harrojmë misionin e lartë me të cilin na ka nderuar Allahu dhe me të cilin e ka lartësuar vlerën tonë dhe historinë tonë!
Çfarë kemi fituar duke e hedhur poshtë Islamin? Disfata të cilat na i kanë nxirë fytyrat, që kanë mundësuar që bishat e egra dhe korbat të enden lirshëm në tokën tonë, dhe që na kanë poshtëruar para vetes dhe para të gjithë botës.
Kthimit në Islam i kundërvihen vetëm dy lloje njerëzish: renegatët që e urrejnë këtë fe dhe që, për arsye personale dhe lakmie, u bashkohen shumë armiqve të Islamit në Lindje dhe në Perëndim, ose injorantët që mendojnë se përmbajtja e Islamit është prapambetje dhe se ajo lidhet me fanatizëm, dhe që besojnë se nacionalizmi është rruga për ndërtimin e një shteti modern, i cili do të jetë larg sektarizmit dhe akuzave të ndryshme.
Dhe ja ku jemi tani, duke u sjellë në një stuhi që dëshiron të na i shkulë rrënjët dhe të na e shkatërrojë atdheun tonë. Çfarë kemi përfituar nga ky nacionalizëm?
Prandaj, sot nuk ka shpëtim nga ndëshkimi i Allahut, përveç atij që Allahu e mëshiron. Nuk ka shpëtim për arabët, përveç në mbrojtjen e Islamit. Vetëm atëherë do të lindë Dielli, dhe do të zhduken hijet.
Burimi: https://saff.ba/
Përshtati në shqip: Miftar Ajdini
(Islampress)