Connect with us
SYLA GROUP

Lajme

Kurti flet për “koalicionin ideal” të tij, e përfshin LDK-në dhe Limajn: 80 deputetë…

Published

on

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka shprehur sërish dëshirën për koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Sipas tij, koalicioni “ideal” do të ishte ai me LDK-në.

“Vetëvendosje plus LDK, plus pakicat joserbe, do të behëj 77 deputetë. Madje nëse na shtohen edhe 3 të Nismës do bëhemi 80-të. Edhe për marrëveshjet ndërkombetare, kjo besojmë që është rruga e duhur përpara”, tha Kurti në RTK.

Ndërsa, ai tha se PDK-ja nuk “i duhet” në Qeveri. Anipse Memli Krasniqin e kishte ftuar në takim për të dalë nga ngërçi.

Sipas tij, vendi duhet të ketë opozitë, duke shtuar se nuk e përkrah idenë për Qeveri Tranzicionale.

NA NDIQ NË FACEBOOK