Connect with us

Maqedoni

Gashi: Diplomacia kulturore mund të bëj atë çfarë diplomacia tradicionale nuk mund të arrijë

Publikuar

më

“E ardhmja e demokracisë në botën e fragmentuar: Si të forcohen institucionet demokratike” është tema që u debatua sot në Sallën Kushtetuese të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, në kuadër të Forumit të Tretë për Diplomaci Kulturore – Shkup 2025.

Siç kumtoi pres shërbimi i Kuvendit, përveç pjesëmarrësve në Forumin e Diplomacisë Kulturore, në debat morën pjesë edhe deputetë të Kuvendit të RMV-së, gjatë të cilit u konkludua se diplomacia kulturore luan rol të madh në forcimin e demokracisë, në periudhën kur, siç u tha, ajo është në stagnim, duke pasur parasysh lëvizjet e mëdha gjeopolitike.

Duke hapur evenimentin, kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, shprehu kënaqësinë që Kuvendi është përfshirë në agjendën e Forumit të Diplomacisë Kulturore, i cili është mundësi për deputetët që të kontribuojnë në forcimin e diplomacisë kulturore në botë, e cila mund të arrijë atë që diplomacia tradicionale nuk mund ta arrijë.

“Diplomacia kulturore, si pararendëse e diplomacisë politike dhe ekonomike në botë, ka për detyrë të krijojë perceptimin më të favorshëm të vendeve, duke i afruar popujt, që në fakt është misioni themelor i kulturës. Bota sot po përballet me ngjarje dramatike dhe po ndryshon me shpejtësinë e dritës, ndërsa tensionet gjeopolitike në rritje po shkaktojnë tronditje dhe pasiguri. Dinamika e shtuar në marrëdhëniet ndërkombëtare gjithnjë e më shumë tregon për shfrytëzimin e mundësive të ofruara nga diplomacia kulturore, në drejtim të pasurimit dhe zgjerimit të përmbajtjeve përmes të cilave ndërtohen dhe kultivohen marrëdhëniet në nivelin e politikës së jashtme”, tha Gashi.

Ish-presidenti i vendit, Gjorge Ivanov, gjithashtu iu drejtua të pranishmëve, duke theksuar se kjo është kohë kur jeta në tërësi po pëson transformim, ndërsa demokracia është në gjendje stagnimi, si rezultat i rritjes së dezinformatave, pabarazisë ekonomike, tendencave autoritare, politizimit politik… Prandaj, siç tha, është e nevojshme të forcohen institucionet demokratike, të rritet pjesëmarrja e qytetarëve në proceset e vendimmarrjes dhe të ndërtohen strategji për të luftuar dezinformatat.

Si pjesëmarrës në Forumin e Diplomacisë Kulturore, në këtë eveniment morën pjesë edhe ish-presidenti i Shqipërisë, Rexhep Majdani, si dhe ish-kryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Ranko Krivokapiq, të cilët, ndër të tjera, theksuan se është shumë e rëndësishme të rivendoset besimi në politikë dhe të kapërcehet gjendja e mungesës së lidershipit politik.

Tasmina Ahmet-Sheik, ish-anëtare e Parlamentit Britanik, foli gjithashtu për rëndësinë e diplomacisë kulturore në forcimin e institucioneve demokratike; Davor Filipoviq, ish-ministër i Ekonomisë dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kroacisë, Delia Domingo Albert, ish-sekretare e Punëve të Jashtme të Filipineve.

Deputetja Saranda Imeri Stefai, kryetare e Komisionit për Kulturë dhe Turizëm, theksoi gjithashtu se kultura është urë për lidhjen e popujve dhe kapërcimin e paragjykimeve dhe stereotipeve.

Lajme33 minutes ago

Haradinaj: Ligji për Specialen u kthye prapa shpinës sime – s’di çka fshihet, veç është “dallaver” i PDK me Presidenten

Maqedoni2 hours ago

3 persona të lënduar në aksidentin në Çair, policia jep detajet

Shqipëri2 hours ago

“Është e vështirë të mos i vëresh”, Trump bën komentin e papritur për format e Nicki Minaj

Lajme3 hours ago

Kuvendi miraton me 67 vota rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore

Lajme4 hours ago

Pas largimit të Vuçiçit nga pushteti, televizioni shtetëror serb nis edicionin me kërkimfalje: Për vite me radhë nuk e kemi përmbushur misionin tonë

Lajme4 hours ago

Zv/ministri Sulejmani: Pas 58 vitesh hapet rruga që provimi i jurisprudencës të jepet edhe në shqip

Lajme4 hours ago

Imeri Stafai: Nga 100% maqedonisht, Provimin e jurisprudencës e bëjmë shqip

Maqedoni5 hours ago

Sulejmani sqaron detajet: 12 lëndët teorike të provimit të jurisprudencës do të jenë në gjuhën shqipe

Shqipëri5 hours ago

Robelli: Opozita, peng i një njeriu. Nga sjelljet e kryeministrit, situata duket sikur…

Lajme5 hours ago

Fërçkoski paralajmëron efektin domino: Ndryshimet në Serbi mund të tronditin edhe Maqedoninë e Veriut

Lajme6 hours ago

Ndizen qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt, Rama: Kërkojmë përgjegjësi për çdo dështim që mund të kishte parandaluar këtë tragjedi

Lajme6 hours ago

Mexhiti: Zgjedhjet lokale konfirmuan fitoren plebishitare të VLEN-it, 10 me 3 kundrejt BDI-së

NA NDIQ NË FACEBOOK