Connect with us
SYLA GROUP

Lajme

Krenar Lloga i drejtohet publikisht Arben Taravarit: “Një vit më vonë, kush do kërkojë falje?”

Published

on

Në një shkrim të gjatë e të drejtpërdrejtë drejtuar kreut të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, Krenar Lloga ka bërë një analizë retrospektive të një viti përçarjeje, manipulimesh politike dhe baltosjeje personale, siç i quan ai. Me tone kritike dhe shpeshherë ironike, Lloga rrëfen përjetimet e tij dhe të bashkëmendimtarëve pas ndarjes brenda partisë, duke theksuar se u demonizuan për shkak të qëndrimeve të tyre politike dhe mospranimit të një linje të caktuar partiake, përcjell ZYRTARE.net

“Kaloi më shumë se një vit që kur u anatemuam, vetëm sepse dikush kishte detyra të tjera”, shkruan Lloga, duke ju referuar propagandës që sipas tij u ushqye ndaj tij dhe disa ish-bashkëpunëtorëve të tij.

Ai flet për shpifje të shumta që janë bërë ndaj tij, për përpjekje për ta paraqitur si të shitur te BDI-ja, për ambicie të pashprehura që i janë atribuar, dhe për keqinterpretime që, sipas tij, kanë pasur një qëllim të vetëm: diskreditimin e një grupi që kishte qëllime të pastra kombëtare.

Në shkrim, ai përmend edhe njëherë bashkëpunimin me figurat që më vonë u etiketuan si “të shitur”, për të cilët thotë se në fakt ishin të angazhuar në një agjendë të qartë dhe kombëtare, të cilën sot, një vit më pas, edhe vetë kundërshtarët e atëhershëm po e ndjekin.

Për Taravarin, Lloga rezervon fjalë të hidhura, por edhe një reflektim të thellë: “Ti që vjen te unë – aty ku isha para një viti. Unë me idealin tim, ti me moralin tënd të një qeverisjeje antishqiptare”, shkruan ai, duke lënë të kuptohet se pozicionet politike janë përmbysur dhe se shumë prej atyre që e akuzuan, sot ndodhen në të njëjtën pozitë që ai ka qenë.

Në fund, Lloga kërkon që të pranohet gabimi, jo për të fituar ndonjë nder personal, por për t’i dhënë kuptim bashkimit të mundshëm të Aleancës për Shqiptarët. Ai e mbyll letrën me një thirrje për reflektim dhe unitet rreth Ziadin Selës, duke cituar edhe Arben Xhaferin: “Ky bashkëpunim do të ishte i pakuptimtë – pa emërimin e fajtorit”, thuhet në statusin e Llogës./ZYRTARE.net

NA NDIQ NË FACEBOOK