Lajme
Ibrahimi: BDI përmes largimit të Taravarit tentoi ta përçajë VLEN-in por u plasi bomba në dorë
Një nga drejtuesit e VLEN-it, Zeqirija Ibrahimi, në intervistë për Ora24.tv tha se BDI ka tentuar që përmes largimit të Taravarit të përçajë VLEN-in, por sipas tij ata janë kompakt dhe përfaqësojnë 107 mijë votues.
“BDI ka shpresuar që me largimin e Taravarit do të shkaktohet një tërmet në VLEN, por atyre u plasi bomba në dorë. Nuk arritën ta realizojnë projektin për përçarjen e VLEN-it. Arritën që të dëshpërojnë votuesit e ASH-së të cilët tashmë veç po heqin dorë nga Taravari. VLEN përfaqëson 107 mijë votues, dhe nuk ka asnjë ndryshim. Sigurisht, pas kësaj Ahmetit i duhet të shpik diçka tjetër, por duhet ta kuptoj që nuk ka asgjë më që e shpëton”, tha Ibrahimi