Connect with us
SYLA GROUP

Kosovë

Goditet rrjeti i kontrabandës – Sekuestrohen 7.65 tonë vajra motorike, dyshohet se janë me prejardhje nga Irani

Published

on

Policia e Kosovës ka zbuluar dhe sekuestruar rreth 7.65 tonë vajra motorike në një depo private. Sipas hetimeve të para, dyshohet se produktet janë kontrabanduar nga Maqedonia e Veriut dhe kanë prejardhje nga Irani. Vlera e vlerësuar e mallit të sekuestruar kap shifrën mbi 25,000 euro, shkruan Insajderi.

Sasia e vajrave është transportuar në terminalin doganor për t’u nënshtruar procedurave të mëtejshme administrative dhe hetimore. Rasti është duke u trajtuar nga Njësia e Hetimeve Rajonale e Doganës së Kosovës – DRK Lindje, e cila është duke punuar për identifikimin dhe ndjekjen penale të të gjithë personave të përfshirë në këtë aktivitet të kundërligjshëm.

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me autoritetet tjera shtetërore, ka theksuar përkushtimin për të luftuar kontrabandën dhe veprimtaritë ilegale, sidomos në zonat kufitare që shpesh përdoren për rrugë të paligjshme të furnizimit.

NA NDIQ NË FACEBOOK