Shqipëri
EMRI/ Sherri në KZAZ në Kashar, shoqërohet në polici vëzhguesi i kandidatit të PS
Një incident është regjistruar gjatë procesit të numërimit të votave në KZAZ-në nr. 30, e vendosur në shkollën 9-vjeçare “Katund i Ri” në Kashar.
Sekretari i KZAZ-së, Remzi Mehmeti, është goditur fizikisht nga një person i pranishëm në ambientet e qendrës.
Sipas burimeve nga vendngjarja, konflikti nisi për shkak të një flete votimi ku ishte votuar për Partinë Socialiste dhe për dy kandidatë të saj, njëri prej të cilëve ishte Ornaldo Rakipi.
Pas përplasjes, Mehmeti është dërguar në Komisariatin nr. 6 në Tiranë, ku ka bërë një kallëzim penal ndaj personit që e sulmoi.
Ndërkohë, procesi i numërimit është ndërprerë përkohësisht, ndërsa forca të policisë janë të pranishme në vendngjarje. Autoritetet kanë bërë të ditur se do të njoftojnë më vonë për rifillimin e procesit, ndërsa raportohet se autori i përplasjes, Rei Nozlli, është shoqëruar në polici.
Burime nga KZAZ bëjnë me dije se një pjesë e mirë e qytetarëve që ndodheshin brenda ambienteve të qendrës nuk ishin të pajisur me akreditim zyrtar, duke ngritur dyshime mbi statusin ligjor të disa përfaqësuesve të kandidatëve.
Ndëkohë, në njoftimin e policisë thuhet:
Rreth orës 14:30, është kërkuar ndërhyrja e Policisë në KZAZ Nr. 30, në Yrshek, pasi gjatë procesit të numërimit, përfaques të subjekteve të ndryshme politike janë konfliktuar me njeri-tjetrin.
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar shtetasin R. N., 26 vjeç, i dyshuar i përfshirë në konflikt, për veprime të metejshme proceduriale.
Në lidhje me pretendimin se në konflikt janë përfshirë dhe punonjës policie, sqarojmë se ky pretendim është i pavërtetë.
Vijon puna për shoqërimin e personave të tjerë të përfshirë në konflikt dhe dokumentimin e plotë e rrethanave të konfliktit.
The post EMRI/ Sherri në KZAZ në Kashar, shoqërohet në polici vëzhguesi i kandidatit të PS first appeared on JavaNews.al.