Connect with us
SYLA GROUP

Lajme

Deputeti Shaqiri takon zëvendësambasadorin e Francës, diskutojnë për zhvillimet politike në vend dhe rajon

Published

on

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Rijad Shaqiri, ka zhvilluar një takim me zëvendësambasadorin e Francës në vend, z. Philippe Marcheteau, i shoqëruar nga përkthyesi i ambasadës, z. Ardian Ramadani.

Gjatë takimit, palët diskutuan mbi zhvillimet aktuale politike në vend si dhe situatën në rajon. Shaqiri vlerësoi bashkëbisedimin si të frytshëm dhe theksoi rëndësinë e marrëdhënieve miqësore me Francën, duke e cilësuar si kënaqësi takimin me përfaqësuesin diplomatik të një vendi partner dhe mik.