Shqipëri
Bashkë apo të ndarë? Alba dhe Limi reagojnë për herë të parë pas daljes nga Ferma VIP
Alba Pollozhani dhe Lim Hoti kanë qenë dy nga personazhet më të përfolura të edicionit të dytë të “Ferma VIP”. Gjatë qëndrimit të tyre në fermë, ata krijuan një lidhje të ngushtë, e cila u pasua nga momente të diskutueshme që ndezën kuriozitetin e publikut. Një episod i veçantë ndodhi kur, pas një debati mes tyre, ata bashkuan krevatet dhe kaluan natën së bashku, duke nxitur spekulime mbi natyrën e marrëdhënies së tyre .
Por pas daljes e të dyve nga Ferma, kurioziteti nëse janë ose jo bashkë është mjaft i madh. Këtë kuriozitet për fansat e ka shuar Alba me një postim në Story në Instagram.
Ajo ka publikuar një foto krah Limit ku ka shkruar një ndër shprehjet e saj virale gjatë qëndrimit në fermë, “Loyalty over love” (besnikëria mbi dashurinë).