Connect with us
SYLA GROUP

Shqipëri

Bardhi justifikon humbjen e thellë në Fier: Kisha përballë një bandë ministrash dhe drejtorësh të korruptuar

Published

on

Pas humbjes 12 me 4 mandate ne Fier, ka ardhur reagimi i pare nga Gazment Bardhi.

I deleguari ne qarkun e Fierit nga PD ankohet se zgjedhjet nuk kane shprehur vullnetin real te qytetareve.

Sikurse Berisha, edhe Bardhi deklaron se ka patur perballe banda dhe te korruptuar.

Ja reagimi i plote:

Një falenderim zemre
Me zemër të thyer se zgjedhjet e 11 Majit nuk ia dolën të shprehin vullnetin real të qytetarëve, dua të falenderoj me përulësi të gjithë ata demokratë dhe mbështetës të opozitës që i besuan votën Partisë Demokratike! Në qarkun e Fierit, ne ishim njerëzit e lirë përballë një bande ministrash dhe drejtorësh të korruptuar, që përdorën shtetin dhe krimin e organizuar për të ruajtur pushtetin!
Ju falenderoj me zemër për qendresën dhe besimin! Një falenderim të veçantë për strukturat e Partisë Demokratike, komisionerët, vëzhguesit dhe numëruesit e palodhur!
Ne do të qendrojmë së bashku të panënshtruar sepse Shqipëria ka nevojë për njerëz të lirë!

The post Bardhi justifikon humbjen e thellë në Fier: Kisha përballë një bandë ministrash dhe drejtorësh të korruptuar first appeared on JavaNews.al.

NA NDIQ NË FACEBOOK