Lajme
Asambleja e gruas së ASH-së mblidhet në Kumanovë, shprehin përkrahje për Taravarin
Kryetarja e Asamblesë së Gruas së Aleancës për Shqiptarët, Elfete Ismaili e shoqëruar nga nënkryetari Gëzim Kadriu dhe kryetari i degës Huzeir Mustafa , sonte ka takuar kryesinë e Asamblesë së gruas në Kumanovë nga ku ka marrë mbështetje të fuqishme për politikat e kryetarit të ASH-së, Arben Taravari.
“Sonte, në selinë e Aleancës për Shqiptarët në Kumanovë, në prani të nënkryetarit Gëzim Kadriu, kryetares së Asamblesë së Gruas, dega Kumanovë, Sevdije Aliji, dhe kryetarit të degës së ASH-së në Kumanovë, Huzeir Mustafa, zhvilluam një takim me kryesinë dhe anëtaret e Asamblesë së Gruas në Kumanovë.
Asambleja e Gruas qëndron krah për krah me kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Dr. Arben Taravari”, thuhet në njoftimin e ASH-së.
Këto zhvillime vijn pas disa dorëheqjeve që pasuan ditë më parë në këtë degë.