Connect with us

Sport

Tragjedi/ Ndërron jetë në moshën 41-vjeçare, futbollisti i njohur. Emri

Published

on

Leandro Domingues ka ndërruar jetë në moshën 41-vjeçare. Idhull në Brazil, lojtari në fjalë ka veshur fanellat e Vitória-s dhe Cruzeiro-s, me eksperienca të shkurtra edhe te Fluminense dhe Portuguesa, si dhe një aventurë në Japoni me Nagoya Grampus dhe Yokohama FC.

Ish-mesfushori po luftonte kundër kancerit të testikujve që nga viti 2022.

Federata Braziliane e Futbollit (CBF) i ka bërë një homazh lojtarit dhe ka vendosur që para të gjitha ndeshjeve të Serisë A dhe B këtë fundjavë të mbahet një minutë heshtje. Presidenti i federatës, Ednaldo Rodrigues, u shpreh:

“Kam pasur mundësinë të ndjek hapat e parë të Leandro Domingues. Ai është nga qyteti im. Jam jashtëzakonisht i tronditur nga kjo humbje e parakohshme. Qoftë Zoti pranë familjes së tij, tifozëve dhe miqve të tij. Leandro lë pas një trashëgimi të bukur në futboll, sidomos për tifozët e Vitória-s…”

Ndërkohë, klubi Vitória e kujtoi ish-lojtarin me një mesazh prekës:

“Leandro ka qenë gjithmonë një mjeshtër i vërtetë në fushë, duke treguar vendosmëri dhe pasion për klubin. Trashëgimia e tij e forcës, përkushtimit dhe shembulli i tij si person do të vazhdojë të frymëzojë brezat e ardhshëm.”

 

Advertisement

Portali Zyrtare u themelua nga një grup gazetarësh të rinjë në vitin 2018. Të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe të vërteta, në Maqedoni, ndër shqiptarë dhe për shqiptarët – Zyrtare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës. Kontakt e-mail: portali.zyrtare@gmail.com