Connect with us

Bota

Kisha në Belgjikë shtron iftar për më shumë se 500 myslimanë

Publikuar

Një kishë në Molenbeek të Belgjikës ka organizuar iftar për më shumë se 500 besimtarë myslimanë.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, i cili ka postuar një fotografi të organizimit në këtë qytet.

“Madje, në këtë kishë po lejohet edhe falja e namazit. Nuk ka mënyrë më të mirë për të treguar respekt për të tjerët dhe për të demonstruar tolerancë. Bravo!!! Pavarësisht besimit, jemi njerëz – të barabartë dhe duhet të respektojmë njëri-tjetrin”, ka shkruar Pacolli.

NA NDIQ NË FACEBOOK