Connect with us

Religjion

Imami i “Namazgjasë”: “Më mbushen sytë me lot…’’(për çfarë?)

Publikuar

Imami i xhamisë së madhe të Tiranës, njëherësh Myftiu i Tiranës, Bilal Teqja, tha se objekti më i ri i kultit në kryeqytet është shndërruar tashmë në një atraksion turistik. “Drejtimin e fondacionit e kemi ne, pala shqiptare, s’bëhet fjalë. Dhe deri më sot, të gjitha palët janë shumë të kënaqura, e them me shumë sinqeritet. Kemi relata shumë të mira dhe çdo gjë është menaxhuar në formën më të mirë të mundshme. Unë kënaqem vetëm me diçka. Duke qenë se jam edhe imam i asaj xhamie, për Zotin më mbushen sytë me lot, përveç shërbimeve që bëjmë për qytetarët, si rastet e martesave, që janë të shumta, 5-6-7 çdo javë… me shumë kënaqësi dhe me shumë dëshirë. Është kthyer në atraksion dhe qendër fetare e kulturore për të gjithë shqiptarinë. Këto ditë ka pasur grupe nga 70-100 vetë që vijnë e vizitojnë xhaminë”, tha Teqja në “Off the Record” nga Andrea Danglli.

Ai sqaroi edhe atë që ndodhi në mëngjes, me faljen e Namazit të Bajramit, ku shumë besimtarë nuk arritën në kohë, për shkak të një ndryshimi orari.

“Ajo që ndodhi ishte gabim njerëzor, siç mund të ndodhë, sepse nuk ka pasur kuptim ta falësh Bajramin çerek ore përpara. Dhe duke qenë se ishte edhe mysafiri (Sekretari i përgjithshëm i Ligës Botërore Islame Muhamed Abdulkerim El-Isa) shkoi si natyrshëm dhe u gjendën krerët dhe organizatorët u gjendën të papërgatitur. Ishte një gabim, pa dashje, por besimtarëve iu kërkua falje dhe iu dha një zgjidhje nga ana fetare si ta falnin Bajramin për ata që nuk e arritën. Ishte diçka që nuk e dëshironte askush. Nuk është se është diçka fatale nga ana fetare. Hera e parë që ndodh, por ja që ndodhi”, sqaroi Teqja.

Maqedoni1 minute ago

Spitalet në Kërçovë, Tetovë dhe Shtip nuk do të ndërtohen me kredinë britanike, por me kredi nga Banka Botërore dhe BEI

Shqipëri31 minutes ago

“Berisha do ta vrasë PD-në para se të largohet”, Kadilli: Në parti ka mbetur vetëm berishizmi

Lajme2 hours ago

Bashkëshortja e heroit Kadri Zeka, Saime Isufi rrëfen veprimtarinë ilegale: Ja si u krijuan “Shqiponjat e Arta” në Gjilan më 1975

Maqedoni3 hours ago

Plani për ndarjen në vitin 2001 dështoi për shkak të vlerësimit të Pentagonit se ishte i pamundur pa gjakderdhje të madhe

Lajme3 hours ago

Dorëhiqet drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Strugë, dr. Arben Labenishti

Kosovë3 hours ago

“Ky duhet të jetë presidenti i Kosovës” – Lidhja e Historianëve me propozim liderëve (FOTO)

Shqipëri3 hours ago

VIDEO/ Bën disa rrotullime, përplaset dhe shpërthen në flakë! Momenti i rënies së helikopterit në Greqi, 3 të vdekur

Lajme4 hours ago

Daut Haradinaj ngre alarmin: Kosova i shet qymyr Maqedonisë së Veriut, ndërsa prej saj blen rrymë

Maqedoni5 hours ago

E rrahu nënën e tij dhe më pas i mori paratë dhe çelësat e veturës

Maqedoni5 hours ago

Edukatorja i shkel gishtin dhe krahun fëmijës në Çerdhe, prindi e kërcënon

Maqedoni5 hours ago

BDI: Funksioni i ri i Ljutkovit e kthen kulturën nën kontrollin e VMRO-së

Shqipëri5 hours ago

EMRI+FOTO/ Gruaja u la e vdekur te dera e spitalit, arrestohet shqiptari, po arratisej nga porti i Barit! Hijet e “Ndraghetës”, trafiku i drogës dhe detajet

NA NDIQ NË FACEBOOK