Connect with us

Maqedoni

Shekerinska: Bashkëpunimi NATO-BE, kyç për ruajtjen e stabilitetit në Ballkan

Published

on

Zëvendëssekretarja e përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, e ka cilësuar kyç për ruajtjen e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, bashkëpunimin NATO-Bashkim Evropian.

Në një shkrim në X ajo ka njoftuar të hënën në mbrëmje për takim me emisarin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen.

“Vazhdimi i bashkëpunimit NATO-BE është kyç për ruajtjen e stabilitetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar ajo.

Ndërkohë Sorenseni ka shkruar se “mezi pret bashkëpunimin e ngushtë”.

Portali Zyrtare u themelua nga një grup gazetarësh të rinjë në vitin 2018. Të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe të vërteta, në Maqedoni, ndër shqiptarë dhe për shqiptarët – Zyrtare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës. Kontakt e-mail: portali.zyrtare@gmail.com