Connect with us

Kosovë

Vdes 23-vjeçarja që u godit nga një polic në zebra, mësohet identiteti i autorit dhe viktimës

Publikuar

Një 23-vjeçare nga Peja ka vdekur si pasojë e një aksidenti në magjistralen Prishtinë-Pejë, më saktësisht në fshatin Qyshk të Pejës.

Siç merr vesh Paparaci, i dyshuari për aksidentin është Argjend Kastrati, pjesëtar i Policisë së Kosovës.

23-vjeçarja, Zana Gjevukaj ishte goditur pasditen e së martës në zebra.

Ajo ishte nisur për në QKUK, por siç merr vesh Paparaci e njëjta ka vdekur.

Aksidentin në Qyshk të Pejës e kishte konfirmuar zëdhënës i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:45, në magjistralen Pejë – Prishtinë, afër fshatit Qyshk, ku një automjet ka goditur këmbësoren. Policia ka arritur menjëherë në vendngjarje dhe e lënduara po merr trajtim mjekësor në spital. Gjendja e saj është e rëndë,” kishte thënë Gashi.

NA NDIQ NË FACEBOOK