Connect with us
SYLA GROUP

Lajme

Parashikimi i motit për sot

Published

on

Mëngjesi i së mërkurës fillon me intervale me diell, e përgjatë luginave të lumenjëve mund të formohen shkurtimisht kushte për mjegull. Nga mesdita zhvillohen vransira, që pasdite shoqërohen me rrebeshe shiu e bubullima. Duke shkuar orëve të mbrëmjes rrebeshet mund të përhapen më shumë në vend. Frynë erë verilindore e lehtë dhe mesatare 2-5m/s.

Në raste të zhvillimit të ndonjë stuhie mund të frynë me hove deri në 15m/s. Temperaturat maksimale shkojnë deri në 20C e 23C, derisa minimalet zbresin në 8C e 12C.

Kryesisht mot i paqëndrueshëm dhe i ndryshueshëm do të vazhdoj së paku deri në fundjavë. Do të ketë vransira, intervale me diell, si dhe rrebeshe më të shpesha me shi, e kryesisht orëve të pasdites të shoqëruara me bubullima. Temperaturat maksimale shkojnë deri në 18C e 20C, e në fundjavë pritet të zbresin në 17C e 16C. Minimalet zbresin në 8C e 10C.

Portali Zyrtare u themelua nga një grup gazetarësh të rinjë në vitin 2018. Të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe të vërteta, në Maqedoni, ndër shqiptarë dhe për shqiptarët – Zyrtare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës. Kontakt e-mail: portali.zyrtare@gmail.com