Connect with us

Lajme

Taravari jep lajmin e mirë: Pas 10 vitesh, rritje pagash për punonjësit shëndetësorë

Published

on

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ka njoftuar për arritjen e një marrëveshjeje historike me sindikatat përfaqësuese të punonjësve shëndetësorë, e cila do të sjellë rritje të vazhdueshme të pagave dhe përmirësim të statusit të tyre profesional.

Sipas ministrit Taravari, pas një dekade pa zgjidhje, më në fund është arritur një marrëveshje që balancon koeficientin e pagave sipas kërkesave të sindikatave dhe brenda mundësive të shtetit.

“Dialogu i ndërsjellë dha rezultat. Pas 10 vitesh, më në fund gjetëm një zgjidhje dhe koeficienti për pagesën e pagave do të balancohet sipas kërkesave të tyre dhe brenda mundësive. Me këtë, zgjidhim një kërkesë shumëvjeçare të sindikatave, për të cilën deri tani nuk ishte gjetur një zgjidhje”, theksoi Taravari.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK