Connect with us

Bota

Pamje të tmerrshme nga Bangkoku, uji i pishinave derdhet nga rrokaqiejt pas tërmetit 7.7 ballë

Publikuar

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.7 goditi sot Mianmarin, duke tronditur edhe Tajlandën e duke shkaktuar panik masiv. Mijëra njerëz dyshohet se kanë humbur jetën, ndërsa operacionet e shpëtimit janë në vazhdim për të gjetur të mbijetuarit.

Në Bangkok, një ndërtesë 30-katëshe në ndërtim u shemb plotësisht, duke lënë të vdekur të paktën dy punëtorë dhe duke zënë dhjetëra të tjerë nën rrënoja. Pamjet tronditëse tregojnë punëtorët duke vrapuar të tmerruar ndërsa ndërtesa shkatërrohej mes një reje pluhuri.

Dridhjet e forta janë ndjerë edhe në kryeqytetin tajlandez, 800 milje larg epiqendrës, duke detyruar njerëzit të largohen nga ndërtesat.

NA NDIQ NË FACEBOOK