Connect with us

Lajme

Kush janë avokatët që e mbrojnë Kreshnik Bekteshin?

Publikuar

Tragjedia e Koçanit, me 59 viktima, ka tronditur opinionin publik dhe po nxjerr në pah jo vetëm përgjegjësinë e të akuzuarve, por edhe ata që qëndrojnë pas tyre në mbrojtje.

Tashmë është fakt i njohur se ish-ministri Kreshnik Bekteshi ka përfunduar në paraburgim, por ajo që e bën edhe më të çuditshme këtë histori është fakti se mbrojtja e tij është marrë përsipër nga avokatët e ish kryeministrit Gruevski.

Bëhet fjalë për Anita Begovën dhe Elenko Millanovin, dy figura të njohura në skenën e drejtësisë maqedonase, të cilët kanë mbrojtur shumicën e të akuzuarve nga ish-Prokuroria Speciale.

NA NDIQ NË FACEBOOK