Connect with us

Kosovë

Presidentja pjesë e iftarit në Shtëpinë e të Moshuarve në Suharekë

Published

on

Presidentja Vjosa Osmani, mbrëmjen e së premtes ishte pjesë e iftarit në Shtëpinë e të Moshuarve në Suharekë, me ftesë të humanistit, Halil Kastrati.

Përmes një postimi në Facebook, e para e vendit thotë se ky iftar ishte mundësi për të shprehur respekt dhe mirënjohje për ata që kanë dhënë shumë për shoqërinë.

“Falënderim i veçantë për organizatën ‘Jetimat e Ballkanit’, për punën e tyre të jashtëzakonshme për t’ju dhënë shpresë dhe për t’i bërë me strehë shumë nevojtarë.  Solidariteti është vlerë, e sidomos kur tregohet ndaj atyre që kanë më së shumti nevojë”, shkroi tutje Osmani.

Portali Zyrtare u themelua nga një grup gazetarësh të rinjë në vitin 2018. Të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe të vërteta, në Maqedoni, ndër shqiptarë dhe për shqiptarët – Zyrtare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës. Kontakt e-mail: portali.zyrtare@gmail.com